Boo Davis: Do lë zemrën në fushë

Korniza Studio

Boo Davis shprehet i gatshem për ndeshjen e sotme dhe tregon se çelësi i fitorës është loja ekipore dhe poziviteti në skuadër. Ai tregon se Peja duhet të harroj se ka fituar në ndeshjen e parë dhe të nis ndeshjen me qëllim fitoren.

Pres një lojë të mirë nga dy ekipet, pres që tifozët e tyre të jenë të ashper dhe shumë të zhurmshëm. Gjithashtu pres që Prishtina të jetë e gatshme dhe shumë e elektrizuar nga publika. Ne duhet të barazohemi me intenzitetin e tyre dhe të shkojmë atje të fokusuar.
Kemi shikuar shumë nga ndeshja e kaluar dhe kemi parë se çka mund të përmirsojmë për lojën e sotme. Unë si çdo herë do shkoj atje dhe ta lë zemrën dhe çdo gjë që kam në trup në fushë. Gjëja më e rëndësishme për Pejën është te rrijmë së bashku si ekip, pa marr parasysh fitore apo humbje. Të gjithë duhet të jemi në të njejtën faqe, të jemi pozitiv me njëri tjetrin dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të shkojmë atje me bindje qe e kemi humbur lojën e kaluar.” – shprehet Boo Davis për web faqën zyrtare të KB PEJA.

Kujtojmë se KB Peja është në epersi 1-0 në seri pas fitorës së arritur të dielen në Pejë me rezultat 77-76. Kampion i Kosovës shpallet ekipi i cili arrin të fitoj 3 ndeshje. Ndeshja e dytë zhvillohet sonte në Palestren e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful