Historia

Ishte data 13 Mars e vitit 1993 kur në qytetin e Pejës krijohet zyrtarisht ekipi me emrin “Klubi Basketbollistik Peja”, e qe sot është klubi më i organizuar dhe i dyti më i trofeshmi në basketbollin e Kosovës. Edhe pse ky klub muaj më heret kishte filluar garat e sezones 1992/93, krijimi zyrtar i saj u bë në Marsin e vitit 1993. Kryetar i parë i klubit ishte Ilahmi Gashi, sekretar Riza Gjakova, trajner Valdet Spahija Mit’hat Belegu, ndihmës-trajner Rexhep Kelmendi dhe Avdurahman Belegu, ndërsa me ekipin e të rinjeve filluan të punojnë Afrim Zeqiri dhe Jakup Kasapolli. Kryesia e parë e KB Pejës përbehej nga: Ahmet NimaniBesim GjukaSebajdin SylejmaniAgim LlukaRiza GjakovaValdet SpahijaAgim Beqiraj dhe Turhan Zajmi.

Ngjyrat verdhë e zi ishin propozim i Valdet Spahiut, i cili këto ngjyra i kishte zgjedhur nga KK Jugopllastika (tani e njohur si KK Split) e cila në kohën e themelimit tonë shkelte çdo kundershtar në Jugosllavinë dhe Evropën e atehershme.

Kryesia e klubit kishte një qëllim dhe ai qellim vazhdon të jetë pjesë e klubit edhe në ditët e sotme: KB Peja të jetë në majet e basketbollit të Kosovës. Kështu edhe ndodhi gjatë gjithë historisë së KB Pejës, pasi që është i vetmi ekip në Kosovë që secilën sezonë që morri pjesë ne Supërligën e Kosovës arriti te kualifikohej ne top katër ekipet e para dhe në gjysemfinale të Kupës së Kosovës. Në sezonën 2013/14 KB Peja për herë të parë në historinë e basketbollit të Kosovës morri pjesë garat e Liges Ballkanike (e njohur si Balkan International Basketball League – BIBL). Kështu, me 15 Tetor të vitit 2013, KB Peja ishte ekipi i parë nga Kosova që zhvilloj një ndeshje ndërkombëtare në një ligë ndërkombëtare të njohur nga FIBA.

580540_434551063301677_409237409_n

Periudha 1993-99

KB Peja sezonen e parë të saj e ka zhvilluar në periudhen 1992/93 dhe menjëherë në sezonën e saj të parë ajo arriti të shkonte në finale dhe të shpallej kampion i Kosovës.

Kjo skuadër edhe në sezonën e saj të dytë (1993/94) arriti të shkonte në finale ku prap do takohej me KB Trepçen. Kjo ndeshje u zhvillua në qytetin e Prizrenit dhe KB Peja e fitoj me rezultat të thellë 63-32 duke arritur që të fitonte titullin e dytë të ekipit.

Renditja tablerare e sezonës kur KB Peja fitoj titullin e parë, asaj 1993-94, dukej keshtu:

  1. KB Peja
  2. KB Trepça
  3. KB Vëllaznimi
  4. KB Besa (Podujevë)
  5. KB Prishtina
  6. KB Besa (Pejë)
  7. KB Bashkimi
  8. KB Drita
  9. KB Ylli
  10. KB Kastrioti

Por ky nuk ishte suksesi i vetëm i KB Pejës në kete sezonë. Ajo arriti te fitonte edhe Kupën e Kosovës në të cilën morren pjesë 15 skuadra. Pas një gare mjaft interesante në finale KB Peja mposht Besen e Podujeves me rezultat 70-47 dhe me plot meritë klubi arriti të fitoj në të dyja frontet, Kupën dhe Kampionatin.

Ekipi i cili arriti këtë sukses të dyfisht këtë edicion përbehej nga: Valdet Grapci, Milaim Ukaj, Ilir Begolli, Milaim Shala, Arben Gorani, Jeton Kastrati, Valon Grapci, Ardian Gorani, Bujar Loci, Bejtekin Sylejmani, Dardan Kasapolli, Tomor Avdyli. Trajner i skuadrës ishte: Valdet Spahija.

Edhe në edicionin 1994/95 KB Peja vazhdoj me lojra të forta dhe me fitore bindëse ndaj të gjitha ekipeve kundërshtare. Ajo arriti të mbroj titullin e kampionit dhe at duke u ndeshur në finale te Playoffit kundër Yllit të cilin e mundi në dy ndeshje. Ndeshja në Pejë u fitua me rezultat 81-54, ndërsa ajo në Prizren u fitua me rezultat 69-57. Poashtu këtë edicion KB Peja arriti ta fitoj edhe trofeun e Kupes se Kosoves ku ne finale u ndesh me Sharrin e Prizrenit të cilin e mposhti me rezultat 71-67.

KB Peja nuk ndalet me kaq. Ajo e vazhdon dominimin e saj ne basketbollin e Kosovës edhe në edicionin e viteve 1995/96. Peja këtë edicion e perfundoj në krye me 17 fitore dhe vetëm një humbje, nga Vllaznimi. Në finalën e play-offit KB Peja mposhti Vëllaznimin në dy ndeshje, në Pejë me rezultat 75-59 dhe në Gjakovë me rezultat 82-66. Ky ishte titulli i katërt rresht në kampionat dhe i gjashti trofe në total për ekipin verdh e zi.

Ndërsa ndeshja e vlefshme për Kupën e Kosovës e zhvilluar ndërmjet KB Pejës dhe KB Bashkimit u ndërpre pranë rezultatit 63-71 në të mirë të ekipit pejan. Kështu KB Peja e pakënaqur me denimet e shqiptuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi që kampionatin e edicionit 1996/97 të mos marr pjesë fare.

Por po të njejtin edicion KB Peja merr pjesë në garat e Kupës së Kosoves, garë të cilën ekipi e fiton dhe arriti që për pak vite të i fitoj gjashte trofe për çka padyshim ishte ekipi më i trofeshëm në at kohe. Federata vendosi që për herë të parë në historinë e garave të saja të organizoj SuperKupën e Kosovës ku duhej të takoheshin fituesi i kampionatit dhe fituesi i Kupës së Kosovës. Në kete rast KB Peja ndeshej me Driten e cila ishte shpallur kampion. Dhe ishte interesante sepse Peja arrin ta mund Driten, përkunder qe ishte kampion, me rezultat bindës 98-45 edhe pse klubi pejan nuk merrte pjesë në garat e Super Ligës. Në superfinale shkëlqyen Valdet Grapci me 42 pikë të shënuara dhe Dardan Kasapolli me 33 pikë.

KB Peja nuk merr pjesë as në garat e edicionit 1997/98 por ky edicion fatkeqsisht u ndërpre në pranverë për shkak të dhunës së shtuar në territorin e Kosovës që e bënte policia sërbe.

Duhet cekur se gjatë kesaj periudhe (1993-1998), përkunder gjendjës ekonomike dhe asaj politike që mbreteronte në Kosovë, KB Peja kishte donatorët e saj të cilët e ndihmuan në cdo moment klubin e të cilët ishin: Ilhami Gashi, Selami Gashi, Mehmet Gashi, Agim Lluka, Ekrem Lluka, Ahmet Nimani, Besim Gjuka, Fatmir Gjuka, Xhevat Gashi – Galani. Veprimtaria e Sportit të Kosovës në këtë kohë ishte e ndaluar nga policia serbe çka nënkuptonte edhe rrezik për secilin nga këta kontribues të sportit.

Periudha 1999-2015

Mënjeherë pas luftës së zhvilluar në Kosovë, KB Peja fillon konsolidimin. Përkundër që qyteti i Pejës ishte më i shkatruari gjatë luftës dhe dëmet edhe në sport ishin të mëdha, vullneti i kryesisë dhe i donatoreve ishte teper i madh që të vazhdohej përpara dhe kështu KB Peja vazhdoj të jetë klubi më i organizuar në Kosovë dhe e vazhdoj qellimin e krijimit te saj, e qe ishte majat e basketbollit. Kompanitë private si Elko, Dukagjini e shumë biznese tjera mundësuan KB Pejës te filloj menjëherë me garat e edicionit 1999/2000.

Kështu, KB Peja arriti kualifikimin në Playoff dhe në gjysemfinale mposhti KB Yllin e Suharekës në dy ndeshje. Dardan Kasapolli at periudhë ishte lideri i klubit Pejan duke e derguar ekipin në finale ku e priste KB Trepça.

KB Peja përkunder që kishte një gjeneratë të mirë dhe arriti të fitoj lojën e parë në Mitrovicë, nuk arriti të shpallej kampion në ndeshjen e fundit të playoffit, ndeshje e cila u nderpre pas shumë reagimeve të kryesisë së KB Pejës, e cila ishte tejet e paknaqur me referimin e ndeshjës. Dhe pas ndërprerjës, lojtarët vendosën të vazhdojnë ndeshjen vetëm për sy e faqe të indinjuar me padrejtësitë të cilat i bëheshin KB Pejës si nga ana e gjyqtarëve, ashtu edhe e tavolinës zyrtare me rezultat dhe sekonda të ndeshjës.

Në edicionin 2000/01 të garave KB Peja arriti të bëhej finaliste e Kupës së Kosovës e cila u zhvillua në Prizren dhe si kundërshtar kishte KB Bashkimin. KB Peja deri në minutën e 30-të të ndeshjës kishte një epërsi të konsiderueshme prej 18 pikëve, por që në 10 minutat e fundit lojtari i Bashkimit, Bledar Gjeqaj, me një lojë fantastike arriti ta barazoj rezultatin dhe ta dergoj rezultatin në vazhdime, 78-78. Në vazhdime KB Peja nuk mund të i bëj ball kundërshtarit që në fund u stolis me Kupën e Kosovës duke e fituar ndeshjen me rezultat 93-83. Lojtarët kryesor tek KB Peja ishin: Dardan Kasapolli me 28 pikë dhe Valdet Grapci 20 pikë.

Në edicionin 2001/02 KB Peja ndrron emrin në KB Dukagjini, sipas sponsorit kryesor (Korporatës Dukagjini) dhe kryetar i klubit u zgjedh Ekrem Lluka ndërsa drejtor Agim Lluka. Në fund KB Dukagjini arriti të ishte gjysemfinalist i Kupës se Kosoves, duke u mposhtur nga KB Bashkimi në Mitrovicë dhe gjysemfinalist i playoffit ku u mposht nga KB Prishtina pas tri takimeve.

Në edicionin 2002/03 KB Dukagjini angazhon basketbollistët e parë te huaj si Duane Carter dhe Jason Price, si dhe Aleksander Damo dhe Sokol Kasmin të cilët vinin nga Shqipëria. Poashtu trajner i skuadrës u zgjodh Bujar Shehu ndërsa ndihmës i tij Esat Muharremi. Këtë edicion Dukagjini perfundoj i dyti në tabelë dhe në gjysëmfinale u ndesh me Mabetex. Perkundër që Dukagjini pritej ta kalonte Mabetexin, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, KB Mabetex arriti ta befasoj ekipin pejan dhe ta eliminoj nga playoffi. Poashtu Dukagjini u befasua edhe nga KB Bashkimi në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës.

Edicioni me interesant dhe i me fort i luajtur në Kosovë deri më tani ishte ai i vitit 2003/04. Ekipet kryesore të Kosovës pas një mosmarrveshje me Federaten kishin organizuar gara të ndara duke krijuar ligën e tyre të njohur si Liga Profesionale e Basketbollit të Kosovës (LPBK). Kjo njëherit mbahet mend si liga me e fort e Kosovës në historinë e saj të basketbollit.

Këte edicion KB Dukagjini u perforcua me shumë lojtarë të njohur, por me i njohuri ishte Acie Earl i cili për 6 vite ishte lojtar i NBA. Ekipa e KB Dukagjinit, që ndryshe njihej si “dream-team” (ekipi i ëndrrave) përbëhej nga këta lojtarë: Enes Haxhibulliq, Kreshimir Batiniq, Daymond Forney, Stanko Rezo, Sokol Kasmi, Muhamed Thaçi, Marin Përskalo, Goran Kalamiza, Acie Earl, Ricardo March etj. Trajner i skuadrës ishte: Boris Kurtoviç. Kete vit KB Dukagjini perfundoj i dyti me pikë të barabarta me liderin.

Gjysemfinalen e kishte kunder QMI Bashkimit të cilën e mposhti në dy ndeshjet. Ndërsa në finale do ndeshej me Prishtinën të cilën poashtu e mposhti në tri ndeshje rresht. Rezultatet e këtyre ndeshjeve janë keto:

  • Ndeshja parë: KB BpB Prishtina 67 – 78 KB Dukagjini
  • Ndeshja dytë: KB Dukagjini 80 -76 KB BpB Prishtina
  • Ndeshja tretë: KB BpB Prishtina 97 – 105 KB Dukagjini

Kështu KB Dukagjini u shpall kampion i Liges Profesionale të Basketbollit të Kosovës (LPBK).

Në këtë sezonë KB Dukagjini ishte edhe finalist i Kupës së Kosovës të cilen e humbi pas një ndeshje dramatike kundrejt BpB Prishtinës me rezultat 73-65.

Ne edicionin 2004/05 KB Dukagjini arriti finalen duke mposhtur Trepçen në gjysëmfinale dhe në finale u ndesh me Mabetexin i cili kishte krijuar një skuadër shume të fortë. Dukagjini u mposht nga KB Mabetex pas 5 ndeshjeve te cilat ishim mjaft interesante. Rezultatet e këtyre ndeshjeve ishin:

  • Ndeshja e parë: KB Mabetex 81-73 KB Dukagjini
  • Ndeshja e dytë: KB Dukagjini 93-91 KB Mabetex
  • Ndeshja e tretë: KB Mabetex 73-69 KB Dukagjini
  • Ndeshja e katërt: KB Dukagjini 94-83 KB Mabetex
  • Ndeshja e pestë: KB Mabetex 90-77 KB Dukagjini

Ne kete edicion KB Dukagjini zhvilloj edhe dy ndeshje miqësore kundrejt skuadrava të njohura turke si Darussafaka dhe Efes Pilsner.

Në edicioni 2005/06 KB Dukagjini rikthehet në KB Peja dhe kryetar i klubit u zgjodh Fatmir Gashi. Edhe këtë edicion KB Peja u kualifikua në gjysemfinale ku u takua me Prishtinën. Pas tri ndeshjeve, ekipi pejan nuk arriti te kualifikohej në finale. Rezultatet e ndeshjeve ishin keto:

  • Ndeshja parë: KB Sigal Prishtina 95-73 KB Peja
  • Ndeshja dytë: KB Peja 91-75 KB Sigal Prishtina
  • Ndeshja e tretë: KB Sigal Prishtina 89-85 KB Peja

Ne edicionin 2006/2007 KB Peja kishte në skuader këta lojtarë: Valdet Grapcin, Dardan Berishen, Admir Kasumoviq, Allen Idrizaj, Vigan Radoni, Roland Beqiri, Artan Mehmeti, Elvis Koraq, Nexhad Spahiq, David Dedvukaj. KB Peja ishte gjysemfinalist i play-offit dhe i Kupës së Kosovës.

Ndersa në edicionin 2007/08 KB Peja arriti të ishte finalist edhe në play-off edhe në Kupën e Kosovës por në te dy rastet u mposht nga KB Prishtina.

Ndërsa në edicionin 2008/09 KB Peja arriti të kualifikohen në gjysemfinalen e play-offit ku u mposht nga KB Bashkimi dhe të ishte finalist i Kupës se Kosovës ku u mposht nga KB Prishtina.

Edhe ne edicionin 2009/10 KB Peja ishtë nder skuadrat më të mira në Kosovë duke arritur gjysemfinalën e play-offit dhe gjysëmfinalën e Kupës së Kosovës.

Ne edicionin 2010/11 KB Peja u kthehet trofeve pasi që mposht KB Prishtinen në Finale të Kupës së Kosovës me rezultat 98-84, ndeshje kjo e luajtur në Prishtinë. KB Peja poashtu ishte finalist i playoffit në këtë edicion.

Në edicionin 2011/12 KB Peja bëri disa reforma në klub dhe pas mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, kryetar i klubit u zgjodh Art Gashi, ndërsa u formua bordi i ri me shumicën e anëtarëve të rinje, e po ashtu edhe ata me eksperience te cilet me entuziasmin e madh dhe dashurine ndaj Klubit punuan shume ne imazhin e ri te klubit.  Sekretar i klubit u rikthye Gazmend Pupovci.

Peja në këtë edicion u përball me probleme pasi që sponsori kryesor u terheq në mes të sezonës, por megjithatë klubi arriti të kualifikohej në gjysëmfinale të play-offit dhe të Kupës së Kosovës.

Në edicionin 2012/13 kryesia e KB Pejës kishte vendosur qe të ndërtoj një ekip i cili do ishte kandidati kryesor për titull dhe ta fitonte titullin e kampionit. Keshtu u krijua nje skuadër me Dardan Berishen, Samir Shaptahoviqin, Alban Veselin, Blerim Mazrekun, Gerti Shimen etj. dhe ku pa dyshim u bë pretendenti kryesor i Superliges. Keshtu ajo në këtë vit përfundoj e para dhe pasi u befasu ne finalen e Kupës në sekondat e fundit, nuk dëshironte te lejonte asnje befasi. Në gjysemfinale, KB Peja mundi 2-0 me ndeshje KB RTV-21 ndersa ne finale përseriti suksesin e vitit 2004 duke mposhtur ne tri ndeshje rradhazi klubin e KB Prishtines. Kështu KB Peja rikthej titullin duke e fituar at për të gjashtën herë.

Edicioni 2013/14 kishte dy fytyra te saj. Ishte nje fillim i mrekullushem, ku KB Peja u lejua që për herë të parë në histori të saj dhe të Kosovës të marr pjesë në gara ndërkombëtare dhe keshtu punoj shumë që kjo paraqitje të ishte sa më dinjëtoze. Ekipi filloj punen me trajnerin e mirënjohur kroat, i cili ishte kampion dhe fitues i Kupes se Kroacise me Cibonen e Zagrebit, Danjel Lutz. Ndersa pjesë e skuadrës u bënë edhe Drilon Hajrizi, Frederic House, George Odufuwa, Teo Simovic. Ekipit i shkonte çdo gjë në rregull dhe u shpall kampion vjeshtor dhe kishte bilanc pozitiv ne Ligan Ballkanike, por për shkaqe familjare, trajneri Danjel Lutz jap dorëheqje duke i shkaktuar shumë telashe ekipit i cili për herë të parë u përball edhe me një krizë financiare. Dhe gjërat nuk shkuan mjaftë mirë në vazhdim, por KB Peja arriti që të shkonte në finale të playoffit duke e mposhtur KB Bashkimin, por qe në finale u mposht nga KB Prishtina. Në anën tjetër, në garat e Kupës u eliminua në gjysemfinale nga KB Prishtina, në një ndeshje me shumë polemnika dhe paknaqësi nga ekipi pejan.

Kryesia vazhdoj punën e saj dhe arriti që gradualisht te kalohet kriza financiare dhe të krijoj një ekip shumë të mirë në edicioni 2014/15, edicion ku klubi do garonte prap edhe në Ligen Ballkanike. Në skuadër erdhen emra te mrekullushëm si: Jan Mocnik, Pulko, Jozo Brkic etj. Trajner i skuadres u rikthye Boris Kurtoviq. KB Peja arriti që të përfundoj kampionatin vjeshtor me pikë të barabarta me Prishtinën dhe të kaloj fazën e parë të garave të Ballkan Leagues. Pas largimit te Mocnik, Pulkos, Simovic, Shima por edhe penzionimit të papritur të Samir Shaptahoviqit etj., ekipi angazhoj lojtarë të tjerë si: Jeelal Nelson, Janau Rubin, Nic Wise dhe Mario Austin.

Dhe me kohë trajneri Kurtoviq arriti ta komponoj skuadren e cila kaloj edhe fazën e dytë të Liges Ballkanike nga pozita e parë duke u kualifikuar në gjysemfinale të Liges Ballkanike, që njëherit është rezultati më i mirë i arritur i skuadrës së Pejës në historinë e ndeshjeve ndërkombëtare. KB Peja po të njejtën javë u takua në gjysemfinale me KB Yllin të cilin e mposhti me rezultat 66 – 95, ndërsa në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 66-70 duke fituar Kupën e Kosovës, trofeu i 11-të ky në historinë e klubit. KB Peja sot vazhdon luftën sportive edhe në Ligen Ballkanike edhe në Kampionatin e Kosovës duke përmbushur edhe pas 22 viteve qëllimin e krijimit të këtij klubi. E qëllimi ishte: KB Peja të jetë në majet e basketbollit të Kosovës. Ndërsa kryesia tani ka qëllim që përveq që të vazhdoj të jetë në majet e basketbollit të Kosovës, KB Peja të pretendoj të jetë edhe ne majen e basketbollit Ballkanik dhe emri i këtij ekipi të dëgjohet kudo.

Sot pas 22 viteve, jemi krenar të themi se KB Peja është ekipi më i popullarizuar në basketbollin e Kosovës dhe atë shqiptar në përgjithesi me numrin më të madh të tifozëve të cilet gjindën në çdo qytat ku ka shqiptarë.

Trofetë

  • Kampion i Superliges të Kosovës (7):
    • 1993, 1994, 1995, 1996, 2003/04, 2012/13, 2022/23
  • Fitues i Kupës së Kosovës (6):
    • 1994, 1995, 1997, 2011, 2015, 2020
  • Fitues i Supërkupës së Kosovës (2):
    • 1997, 2015
  • Fitues i Liges Unike (1):
    • 2022


Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful