
- KB Peja falemnderon sponzorët për përkrahjen e fuqishme
- Zyrtare: KB Peja ka nenshkruar me sllovenin Robert Abramovic
- Zyrtare: KB PEJA nënshkruan me malazezin Slobodan Miljanic
- BIBL: Peja pret Trepçën në Karagaç
- KB Peja fiton bindshëm ndaj maqedonasve
- Peja humb ndeshjen kundër AEK
- Statistikat: KB Peja 76 – 99 BC Cluj
- Todorov: Do hyjmë për fitore. Pres përkrahje të tifozëve
- Dahlman: Jemi skuadër e fortë në prani të Shqiponjave
- Veseli: Ndeshja kundër Cluj është më e rëndësishmja në këtë periudh garash
Todorov: Do hyjmë për fitore. Pres përkrahje të tifozëve
- Updated: November 8, 2016

KB Peja të Mërkurën në ora 19:30 ndeshet me liderin e grupit në FIBA Europe Cup, UBT Cluj. Ekipin pejan e pret një ndeshje tejet e vështirë kundër skuadrës rumune e cila deri me tani nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Trajneri i KB Pejës tregon se çdo ndeshje është e veçantë dhe se pavarsisht baraspeshës në ndeshjën e parë kundrejt UBT Cluj, kjo ndeshje do jetë komplet tjeter dhe se janë të përgaditur për të tentuar fitoren. “Secila ndeshje dallon prej tjetrës, andaj ajo që na ka ndodhur në ndeshjen e parë në Rumani kur humbëm në çerekun e fundit nuk do të thotë se do të përsëritet. Duhet të japim maksimumin, pasi është ndeshje e rëndësishme. Kevin Burwell sapo ka ardhur dhe nuk e di se a do të jetë i gatshëm. Por, nuk ka arsyetime dhe ne duhet të dalim në parket dhe të luftojmë për fitore. Po ashtu, pres përkrahjen e madhe të tifozëve tanë, sepse ata janë arma jonë më e fortë”. – shprehet trajneri Todorov për faqën zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kujtojmë se ndeshjën e parë në Rumani, KB Peja edhe pse shumicën e kohës ishte në epersi, në mungesë fati dhe përvoje e humbi ndeshjën vetëm në 38 sekondat e fundit të ndeshjës.