Devolli Corporation, sponzor i ri i KB Peja

Kampioni i Kosovës në Basketboll, KB Peja – po vazhdon fuçishëm në luftën për të mbrojtur titullin Kampion dhe për të mbajtur klubin në piedestalin e Basketbollit vendor, dhe synimin që në të ardhmen e afërt të ketë sukses edhe në garat jashtë Kosovës.

Ndër vite, shumë sponzor të ndryshëm kanë qëndruar besnik dhe kanë ndihmuar klubin e qytetit të Pejës në arritjen e objektivave, e përgjatë viteve shumë sponzor janë shtuar në rrugëtimin e përbashkët drejt suksesit për qytetarët që jetojnë me basketbollin.

Me datë 5 janar, në këtë rrugëtim – KB Pejës i është bashkëngjitur edhe një emër i madh në tregun vendor, Devolli Corporation.

Korporata gjigante, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit Kampion – që të jetë shtysë përpara në objektivat e klubit, siç e cekëm edhe më lartë – që janë mbrojtja e titullit Kampion në Kosovë dhe fitimi i kompeticioneve tjera ku marrin pjesë, që në këtë rast janë Kupa e Kosovës, Liga Ballkanike dhe Liga Unike.

Për këtë, është shprehur edhe Presidenti i Klubit KB Peja, Fatmir Gashi, i cili ka thënë që “klubi gjithmonë synon të fitoj gjithçka” dhe marrëveshja me Devolli Corporation do të vazhdojë të jetë ndihmë e madhe dhe se “si Devolli që është kompani gjigante ashtu edhe Peja është klub gjigant, andaj duhet të fitojmë për njëri tjetrin.”

Devolli Corporation shtohet në listën e shumtë të sponsorëve që mbështesin klubin tonë, dhe si çdoherë – ne shprehemi pafundësisht falendërues për kontributin e jashtëzakonshëm që secili sponsor në vete ka te KB Peja.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful