KB Peja fiton bindshëm ndaj maqedonasve

Korniza Studio

KB Peja ka shënuar fitore sonte kundrejt KK Karpos Sokoli 2000 me rezultat bindës 90-64. KB Peja startoj bindshëm që nga qereku i parë ku arriti ta dyfishoj rezultatin, 24-12.
Në qerekun e dytë KB Peja vazhdoj me një nuancë më mirë dhe arriti të thelloj rezultatin edhe më shumë. Pjesa e parë përfundon me rezultat 50-33.
Qereku i tretë ishte qereku më i mirë i KB Pejës duke arritur të shënoj 26 pikë dhe të pranoj vetëm 10. Qerekun e fundit ekipi pejan inkuadroj edhe lojtarët e rinje duke u jep më shumë hapsirë pasi që fituesi tanimë dihej.
Rezultati perfundimtar i ndeshjës ishte 90-64.

Trajneri Todorov inkuadroj të gjithë lojtarët në ndeshje. 9 lojtarë arritën të shënojnë pikë në ndeshje, ndërsa 4 prej tyre me pikë dyshifrore.

Comeron Rundles dhe LaMarcus Reed ishin lojtarët me më së shumti pikë në ndeshje, nga 20 pikë secili. Rundles, përveç pikëve arriti të kontriboj edhe me 7 asiste.
Alban Veseli arriti të shënoj 15 pikë dhe 5 asiste. Noah Dahlman shënoj 13 pikë dhe 7 kërcime.
Maksym Ivshyn shënoj 8 pikë dhe 7 kërcime, Arti Hajdari arriti 7 pikë dhe dy asiste.
Rron Grapci shënoj 3 pikë ndërsa Mirza Ahmetbasic dhe Blendi Kadusha shënuan nga 2 pikë.

Kjo është fitorja e dytë e KB Pejës nga dy ndeshjet e luajtura në Balkan League. Ndeshjën  e rradhës e luajmë menjëherë të enjten kundrejt SK Tirana në Tiranë.

15310908_10154186921461089_667994348_o-png

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful