
- KB Peja falemnderon sponzorët për përkrahjen e fuqishme
- Zyrtare: KB Peja ka nenshkruar me sllovenin Robert Abramovic
- Zyrtare: KB PEJA nënshkruan me malazezin Slobodan Miljanic
- BIBL: Peja pret Trepçën në Karagaç
- KB Peja fiton bindshëm ndaj maqedonasve
- Peja humb ndeshjen kundër AEK
- Statistikat: KB Peja 76 – 99 BC Cluj
- Todorov: Do hyjmë për fitore. Pres përkrahje të tifozëve
- Dahlman: Jemi skuadër e fortë në prani të Shqiponjave
- Veseli: Ndeshja kundër Cluj është më e rëndësishmja në këtë periudh garash
Të Shtunën vendoset kampioni !
- Updated: May 18, 2016

Pas disfatës së KB Pejës në Prishtinë në finalen e katërt të PlayOff-it kampioni i Kosovës do të vendoset këtë të Shtunë në Karagaç të Pejës. Ndeshja e fundit në Prishtinë ishe e vështirë dhe ne patëm shumë probleme në lojën tonë por besojmë se në Pejë do jemi të gatshëm për festë. Mobilizimi ka filluar dhe lojtarët po vazhdojnë punën e pa ndalshme për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Qyteti i Pejës që tani ka shfaqur interesim shumë të madhë për ndeshjen dhe shpresojmë që në fund edhe festa të jetë madhështore dhe të dalim krenarë nga kjo garë e cila kërkoj shumë sakrificë për të arritur këtu.
Kryesia e klubit ka vendosur për një organizim shumë fantastik për natën e 21 Majit e cila edhe do vendosë kampionin e ardhshëm të Kosovës. Ju bëjmë ftesë të gjithë qytetit që të Shtunën ta mësyjnë Karagaçin në mënyrë masive dhe tju tregojmë të tjerëve se çfarë do të thotë dashuria e vertetë.