Fisnik Rugova: Do japim maksimumin që të festojmë sonte

Korniza Studio

Fisnik Rugova tregon se është gati për të festuar sonte dhe do jap maksimumin për të u shpallur kampion. Ai mendon se me një mbrojtje të fortë dhe lojë kolektive ekipi jonë do dal kokë lartë nga ndeshja.

Presim të fitojmë në Prishtinë. Jemi edhe një hap afër titullit dhe do të japim çdo gjë nga vetja që të arrijmë ta realizojmë këtë mision. Presim ndeshje të fortë si deri më tani. Kemi luajtur lojë kolektive në të gjitha ndeshjet dhe mendoj se ky ishte çelësi i fitoreve deri me tani. Kështu duhet të vazhdojmë. Mendoj se këtë ndeshje jemi me komod se sa në takimin e dytë. Besoj se jemi më të motivuar se Prishtina, dhe në fakt na dallon edhe mbrojtja e fortë, ku do të tregojmë edhe vlerat në përgjithësi. Presioni është në anën e Prishtinës, pasi janë edhe nikoqir”. – shprehet Fisnik Rugova per faqen zyrtare te Federates së Basketbollit të Kosovës

Ndeshja zhvillohet sonte në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë  dhe sporteve në Prishtinë. Seria momentale e ndeshjeve është 2-1 ndërsa me një fitore eventuale, KB Peja do shpallej kampion.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful