ZYRTARE: Salih Nuhanovic nënshkruan me KB PEJA

KB PEJA ka arritur marrveshje me qendren sllovene Salih Nuhanovic, i gjatë 210 centimetra. Slloveni aktualisht është kampion aktual i Supërligës Rumune, pasi që sezonën e fundit arriti që të shpallet kampion.

Nuhanovic filloj karrerën në Elektra Sostanj në Sloveni në sezonën 2005/06 për të kaluar për tri sezona në Zlatorog Lasko të Slovenisë. Sezonën 2009/10 ishte pjesë e Debreceni Egyetem të Hungarisë për të u kthyer prap në Slloveni tek skuadra Elektra Esotech (2010/11) Elektra Sostanj (2011/12).
Sezonën 2012/13 kaloj në Çeki tek ekipa Astrum Levice, ndërsa në sezonën 2013/14 ishte pjesë e BK Bemaco SPU Nitra të Sllovakisë.

Dy sezonat fundit (2014/15, 2015/16) ishte pjesë e CSM Oredea të Romanise ku luajti në FIBA Europa Cup dhe Supërlige Romune. Si një ndër lojtarët kyq të ekipës, ai arriti që në sezonën e fundit (2015/16) të shpallet kampion.

Mirë se vjen Salih!

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful