ZYRTARE: Noah Dahlman nënshkruan me KB PEJA

KB PEJA ka arritur marrëveshje me Noah Dahlman. Lojtari në fjalë njihet si një lojtar shumë luftarak nën kosh dhe ka qenë me trajnerin Todorov në shumë ekipe së bashku.

Dahlaman përfundoj kolegjin në Wofford në SHBA, e pastaj fillojë aventurën Europiane me ekipën MZT të Maqedonisë, ku trajner ishte pikërisht Todorov dhe se bashku arritën që të shpalleshin kampion.

Pas MZT, Dahlaman vazhdoj në Slovaki për tu rikthyer përsëri tek MZT.

Në sezonën 2013-2014, Dahlman dhe Todorov ishin përsëri bashk, këtë herë tek Balkan Botevgrad. Balkan Botevgrad përfundoj në vendin e 3të në BIBL, ndersa arriti të ishte edhe nën kampion i Bullgarisë. Këtë sezonë, Dahlman ishte fenomenal, ku sezonën e përfundoj me mesatare Double-Double, dhe arriti të shpallej MVP i BIBL.

Pas kësaj sezone fenomenale, Dahlman vazhdon në Lituani, tek ekipi Lietkabelis, që ishte pjesëmarrëse në Ligen Superiore në Lituani si dhe në Baltic League.

Vitin e kaluar, prap së bashku me trajnerin Todorov, ishin tek ekipa e fameshme Rumune, Dinamo Bucuresti.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful