Shqiponja hap kthetrat në Prishtinë vetëm për triumf

Korniza Studio

Pas finales së parë e cila ishte jashtëzakonisht dramatike në Pejë këtë javë zhvillohet edhe finalja e dytë në Prishtinë, më saktësisht me datën 12.05.2016 (e Enjëte). Klubi Verdh e Zi udhëton drejt Prishtinës me një vizion dhe qëllim shumë të pastër, qëllimi ynë është që titullin e kampionit ta festojmë në Pejë së bashku me qytetin e Pejës dhe Shqiponjat e zjarrta.

Finalja e dytë është një lojë shumë e rëndësishme për klubin tonë dhe duhet pa tjetër të tregojmë sukses për arsye që të ngrisim serinë në 2-0 në favorin tonë dhe pas këtij potezi do kemi një mundësi shumë të mire në Karagaç duke shfrytzuar terenin si vendas. Ne njohim kualitetin e ekipit kundërshtarë dhe në asnjë mënyre nuk do nën vlersojmë kundërshtarin. Ekipi po kalon një fazë fantastike dhe atmosfera në klub është shumë e mrekullueshme, besojmë se së bashku do dalim kokë lartë në fund të sezonit.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful