Art Gashi: Ne jemi gati për titullin e 6-të

Korniza Studio

Pas një sezone të gjatë dhe shumë mundimeve e sfidave, po vjen koha për pjesën më të rëndësishme të sezonës, atë të PlayOff-it.

Pas luftes e deri më sot, për KB Pejën është hera e dytë që fillon këtë fazë nga vendi i parë, pas sezonës 2012-2013, kur edhe u shpallëm kampion. Këtë sezonë të rregullt po e mbyllim me rekord të Klubit ku nga 24 ndeshje gjatë sezonës kemi fituar 23.

Unë besoj shumë që ekipa do të bëjë më të mirën që edhe këtë vitë ta përmbyllim si kampion, e gjithashtu edhe ne si kryesi, edhe pse kemi shume veshtirësi do mundohemi të organizohemi sa më mirë.

Për të arritur qëllimin tonë, është jashtëzakonishtë e rëndësishme dhe jetike përkrahja juaj, të gjithëve, duke filluar nga tifozët dhe dashamiret, qytetarët dhe sponzorët.

Ne jemi gati për titullin e 6-të, kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonës, por duhet të jemi të bashkuar të gjithë që ta arrijmë.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful