Fitore historike e KB Pejës

KB PEJA ka arritur të fitoj ndeshjën kundrejt BC AEK në FIBA Europe Cup e cila u zhvillua sonte në Karagaç.

Ndeshja startoj në mënyrë të barabarë për dy ekipet kur qereku i parë përfundoj me rezultat 17-19 për AEK, por që në qerekun e dytë lojtarët e trajnerit Todorov arritën të shënojnë 32 pikë dhe kundërshtarin ta ndalën në vetëm 15 pikë.
Ky ishte qereku fatal për AEK-un i cili nuk arriti ta kthej ndeshjën përkundër që në minutat e fundit arriti ta ngushtoj në katër pikë epersi.

Ndeshja përfundoj me rezultat 87-82 duke u arritur fitorja e parë në garat Europjane për KB Pejën.

Pesë lojtarë të KB Pejës arritën të shënojnë pikë dyshifrore ndërsa 7 lojtarë arritën të shënojnë pikë në ndeshje duke arritur kështu që me një rotacion të shpeshtë lojtarëve trajneri të ndal kundershtarin.

Laamercus Reed ishte lojtari me më së shumti pikë, total 23 pikë, Veseli arriti të shënoj 19 pikë ndërsa Mirza shënoj 16 pikë. Tillotson dhe Dahlman arritën 11 pikë në ndeshje, Nuhanvic 4 pikë ndërsa Mekaj 3 pikë.

Ajo çka vlen të theksohet është përqindja lartë e shënimit për tri pike. Mirza arriti një përqindje 66.7% duke shënuar 2 nga 3 tentimet, Albani arriti përqindje 62.5% duke shënuar 5 nga 8 tentime ndersa Reed arriti 50% të saktësisë duke shënuar 3 nga 6 tentimet e tij. Poashtu Mekaj ishte i sakte 1 herë nga 2 tentimet e tij (50%).

Pas kësaj fitore, KB Peja ka arritur të tuboj 3 pikë ndërsa ndeshjën e rradhës e luan kundrejt ekipit turk, Gaziantep.

stats-aek

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful