Trajneri i Cluj: I njohim disa lojtarë të KB Peja

Korniza Studio

Trajneri i ekipës rumune Cluj, Mihai Silvasan, shprehet i gatshëm për FIBA Europe Cup dhe ndeshjën e parë kundrejt KB Peja. Ai tregon se ekipi i tij tenton ta kaloj grupin dhe të shkoj sa më lartë që është e mundur.

Është ndeshja e parë në FIBA Europe Cup, një garë ku ne dëshirojmë të shkojmë sa më larg dhe synimi i parë është kualifikim nga faza e parë grupore. Ne e kemi shikuar skuadrën nga Kosova, e cila ka shënues shumë të mirë me aftësi mjaft të mira individuale. Dy nga ta i njohim shumë mirë, Nuhanovic dhe Dahlman, të cilët kanë luajtur në Rumani, por edhe trajnerin e tyre, Todorov, i cili vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e Dinamo Bukureshtit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, veçanërisht pasi ne vijmë me motiv jo të mirë nga humbja e fundit në kampionat, por duhet të jemi profesionalë dhe të qëndrojmë të fokusuar për ta bërë punën tonë sa më mirë, natyrisht” – shprehet Mihai Silvasan, transmeton Borozani.com

Ndeshja Cluj – KB Peja zhvillohet sonte në ora 19:30.

Comments

comments



Sponsors

shop giay nuthoi trang f5Responsive WordPress Themenha cap 4 nong thongiay cao gotgiay nu 2015mau biet thu deptoc dephouse beautiful