
- KB Peja falemnderon sponzorët për përkrahjen e fuqishme
- Zyrtare: KB Peja ka nenshkruar me sllovenin Robert Abramovic
- Zyrtare: KB PEJA nënshkruan me malazezin Slobodan Miljanic
- BIBL: Peja pret Trepçën në Karagaç
- KB Peja fiton bindshëm ndaj maqedonasve
- Peja humb ndeshjen kundër AEK
- Statistikat: KB Peja 76 – 99 BC Cluj
- Todorov: Do hyjmë për fitore. Pres përkrahje të tifozëve
- Dahlman: Jemi skuadër e fortë në prani të Shqiponjave
- Veseli: Ndeshja kundër Cluj është më e rëndësishmja në këtë periudh garash
Art Gashi: Do jemi më të fortë
- Updated: May 24, 2016

Peja gjatë këtij edicioni ishte shumë e fortë, e cila pas fitorës në Superkupë, ka kryesuar Superligën gjatë gjithë garës së rregullt kampionale, por në “Play-Off” e humbi serinë e ndeshjeve finale për titull të kampionit nga Sigal Prishtina, prej së cilës ishte mposhtur edhe në finale të Kupës.
Por kjo sezonë llogaritet e suksesshme duke parë limitet buxhetore, por që ekipi tani është stabilizuar nga kriza e para dy viteve të kaluara.
“Kemi filluar të stabilizohemi pas problemeve financiare që kishim para disa vitesh. Nuk kemi pasur mundësi të kemi ekip më të gjerë, dhe kjo ka ndikuar edhe në rezultatin tonë. Prishtina ka pasur shumë fat”, deklaroi për “Zërin” kryetari i pejanëve, Art Gashi.
Ai për edicionin e ardhshme tregon se do filloj përgaditjet menjëherë dhe se kjo do gjej një Pejë edhe ma të përgaditur sezonën që vjen.
“Kemi filluar qysh tani të përgatitemi për edicionin e ardhshëm. Fillimisht do të kërkojmë sponsorë, për të bërë një buxhet sa më të mirë. Nuk e dimë nëse do të jemi pjesë e FIBA EuroCup, varësisht ku do të jemi në garat ndërkombëtare do të bëhet edhe një ekip i fuqishëm. Nga lojtarët vendorë do të kërkojmë t’i mbajmë edhe për edicionin e ardhshëm dhe bisedimet do të fillojnë për vazhdimin e kontratave”, theksoi Gashi.
KB Peja këtë edicion arriti të fitoj Supërkupën e Kosovës, të jetë finalist i Kupës së Kosovës dhe nënkampion i Kosovës.