
- KB Peja falemnderon sponzorët për përkrahjen e fuqishme
- Zyrtare: KB Peja ka nenshkruar me sllovenin Robert Abramovic
- Zyrtare: KB PEJA nënshkruan me malazezin Slobodan Miljanic
- BIBL: Peja pret Trepçën në Karagaç
- KB Peja fiton bindshëm ndaj maqedonasve
- Peja humb ndeshjen kundër AEK
- Statistikat: KB Peja 76 – 99 BC Cluj
- Todorov: Do hyjmë për fitore. Pres përkrahje të tifozëve
- Dahlman: Jemi skuadër e fortë në prani të Shqiponjave
- Veseli: Ndeshja kundër Cluj është më e rëndësishmja në këtë periudh garash
Boo Davis: Do lë zemrën në fushë
- Updated: May 12, 2016

Boo Davis shprehet i gatshem për ndeshjen e sotme dhe tregon se çelësi i fitorës është loja ekipore dhe poziviteti në skuadër. Ai tregon se Peja duhet të harroj se ka fituar në ndeshjen e parë dhe të nis ndeshjen me qëllim fitoren.
“Pres një lojë të mirë nga dy ekipet, pres që tifozët e tyre të jenë të ashper dhe shumë të zhurmshëm. Gjithashtu pres që Prishtina të jetë e gatshme dhe shumë e elektrizuar nga publika. Ne duhet të barazohemi me intenzitetin e tyre dhe të shkojmë atje të fokusuar.
Kemi shikuar shumë nga ndeshja e kaluar dhe kemi parë se çka mund të përmirsojmë për lojën e sotme. Unë si çdo herë do shkoj atje dhe ta lë zemrën dhe çdo gjë që kam në trup në fushë. Gjëja më e rëndësishme për Pejën është te rrijmë së bashku si ekip, pa marr parasysh fitore apo humbje. Të gjithë duhet të jemi në të njejtën faqe, të jemi pozitiv me njëri tjetrin dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të shkojmë atje me bindje qe e kemi humbur lojën e kaluar.” – shprehet Boo Davis për web faqën zyrtare të KB PEJA.
Kujtojmë se KB Peja është në epersi 1-0 në seri pas fitorës së arritur të dielen në Pejë me rezultat 77-76. Kampion i Kosovës shpallet ekipi i cili arrin të fitoj 3 ndeshje. Ndeshja e dytë zhvillohet sonte në Palestren e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.